Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i sklerozës multiple në shtatzëni dhe shëndetin mendor të grave

Jetë 23/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë me sklerozë multiple (MS) përballen me një rrezik më të lartë për çrregullime mendore peri-natale krahasuar me ato që kanë kushte të tjera kronike, sipas një studimi të ri që analizon mbi 890,000 lindje në Ontario.

Hulumtimi i publikuar në revistën “Neurology”, hedh dritë mbi sfidat e shëndetit mendor që përballen gratë me MS gjatë shtatzënisë dhe vitin e parë pas lindjes, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Duke përdorur të dhëna shëndetësore të bazuara në popullatë nga ICES, studimi zbuloi se 8% e grave me MS përjetuan një çrregullim të ri mendor gjatë shtatzënisë, duke arritur në 14% gjatë vitit të parë pas lindjes. Depresioni dhe ankthi ishin kushtet më të shpeshta që u raportuan.

“Gjetjet tona theksojnë rrezikun e shtuar të nënave me MS për çrregullime mendore, duke theksuar nevojën e përdorimit të strategjive parandaluese,” tha autorja kryesore, Dr. Ruth Ann Marrie, kryesuesja e katedrës për hulumtime klinike të sklerozës multiple në Universitetin Dalhousie.

Gjetjet kyçe:

– Gratë me MS kishin një incidencë 26% më të lartë të çrregullimeve mendore gjatë shtatzënisë dhe një rrezik 33% më të lartë gjatë vitit të parë pas lindjes krahasuar me gratë shtatzëna pa MS, pasi janë marrë parasysh faktorë të tillë si mosha, statusi socio-ekonomik dhe komplikimet obstetrike.

– Çrregullimet mendore ndikuan 42% të gratë me MS gjatë shtatzënisë dhe 50% gjatë vitit të parë pas lindjes, krahasuar me 30% të grave pa MS gjatë shtatzënisë dhe 38% gjatë vitit të parë pas lindjes.

– Rreth 1% e grave me MS përjetuan psikozë dhe gati 6% zhvilluan çrregullime të përdorimit të substancave brenda një viti pas lindjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritet numri i të rinjve që kërkojnë ndihmë rreth çështjes së shëndetit mendor në Angli
Artikulli i rradhës Meteorologu Rugova paralajmëron stabilitet të motit gjatë ditëve në vijim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.