Ndonëse, bota është duke u përballur me virusin Covid, rreziku i shpërthimit të fruthit është i lartë. Kjo pasi më shumë se 22 milionë foshnje humbën dozat e para të vaksinës gjatë pandemisë, vitin e kaluar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Qendrat e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rastet e raportuara të fruthit pësuan rënie më shumë se 80 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019 shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Rreth 3 milionë fëmijë humbën rastin që të vaksinohen kundër fruthit në vitin 2020.
Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse, duke tejkaluar edhe Covid, Ebola dhe turbekulozi.
Fruthi sjell një rrezikshmëri për foshnjet dhe fëmijët e vegjël, por gjithashtu edhe fëmijët që përballen me pneumoni dhe ndërlikime tjera.
Në vitin 2019, rastet e raportuara të fruthit ishin jashtëzakonisht të larta në pothuajse një çerek shekulli./Gazeta Shneta/