Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e kancereve tek të rinjtë në Angli: Faktorët e panjohur përtej stilit të jetesës

Lajme 30/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i gjerë në Angli tregon se 11 lloje kanceri po shfaqen gjithnjë e më shpesh tek të rinjtë, por kjo rritje nuk shpjegohet plotësisht nga faktorët klasikë të stilit të jetesës.

Studiues nga Instituti Kërkimor mbi Kancerin dhe Kolegji Imperial i Londrës analizuan të dhënat nga viti 2001 deri në 2019 për persona 20–49 vjeç dhe identifikuan rritje në kancerin e gjirit, zorrës së trashë, pankreasit, veshkave, mëlçisë, tëmthit, tiroides, mielomës multiple, kancerit oral, endometrial dhe ovarian, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse shumica e këtyre kancereve janë më të zakonshëm tek të moshuarit, rritja tek të rinjtë sugjeron faktorë të përbashkët, por edhe specifikë për moshën.

Veçanërisht, kanceri kolorektal dhe ai ovarian po rriten vetëm tek të rinjtë, duke treguar ndikimin e faktorëve të veçantë për këtë grupmoshë.

Faktorët e njohur si duhani, alkooli, dieta dhe aktiviteti fizik shpjegojnë vetëm një pjesë të rasteve (7%–65%), por nuk janë rritur kohët e fundit tek të rinjtë.

Në fakt, pirja e duhanit dhe konsumi i mishit të përpunuar kanë rënë, ndërsa aktiviteti fizik është përmirësuar. Përjashtimi kryesor është obeziteti, i cili është rritur dhe mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se obeziteti nuk e shpjegon i vetëm këtë trend. Ata kërkojnë hetime të mëtejshme për faktorë të rinj, ndikime nga jeta e hershme dhe përmirësimet në diagnostikim.

Gjithashtu, theksohet nevoja për politika parandaluese dhe reduktimin e pabarazive shëndetësore.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak7 qershori, data e zgjedhjeve të reja
Artikulli i rradhës Senati nuk e voton kërkesën e FM-së për 28 pozita për profesorë, debati Hajrullahu-Muçaj

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.