Sa vota morën ish-ministrat e shëndetësisë që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit

2021-03-04 në ora 18:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi me 49.95 për qind.

E dyta u rëndit Partia Demokratike e Kosovës me 16.9 për qind, LDK në vendin e tretë me 12.64 dhe e katërta AAK-ja me 7.07 për qind, shkruan Gazeta Shneta.

Në listat kandidatëve për deputetë të këtyre partive, ishin edhe ish-ministrat e shëndetësisë.

Më i votuari ndër ta ka dal ish-ministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia. Ai ka fituar 107 mijë e 813 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas tij është Uran Ismaili nga PDK i cili ka marr 26 mijë e 748 vota, ndërsa i treti ka dal ministri në detyrë Armend Zemaj me 13,798 vota.

Në listën e kandidatëve për deputetë ka qenë edhe ish-ministri i LDK-së Imet Rrahmani i cili ka fituar 4,698 vota. /Gazeta Shneta/