Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, infektologu Hamdi Ramadani flet për gjendjen dhe rrezikun e përhapjes

Lajme 21/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë aktualisht janë 380 raste aktive me COVID-19.Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për informim nga IKSHPK, Era Pireva.

Ajo tregon se gjatë periudhës 01.08.2024-20.08.2024 janë 14 raste të hospitalizuara nga Klinika e Infektivës në QKUK.

“Nga analiza e situatës epidemiologjike për periudhën 01.08.2024 – 20.08.2024 janë raportuar 14 hospitalizime nga Klinika Infektive, ndërsa në të njëjtën periudhë, nga testimet e bëra në IKSHPK, rezulton se aktualisht janë 380 raste aktive me COVID-19”, thekson ajo.

Lidhur me gjendjen aktuale me Covid 19 në vendin tonë dhe grupet më të atakuara nga ky virus sipas tij janë moshat e shtyra dhe të gjithë personat me sëmundje kronike, për GazetaBlic ka folur infektologu, Hamdi Ramadani.

”Në muajt korrik dhe gusht në nivel të botës, Europës por edhe në rajon është përhapur pandemia Covid 19 dhe normalisht që edhe në vendin tonë ka ndodhur një gjë e tillë, ditëve dhe javëve të fundit që po atakohet me raste me Covid 19-të, sigurisht është varianti i ri i cili në mjekësi quhet varianti Neno Microm i njohur për mjekësinë. E vërteta dhe e keqja më e madhe është që ditë më parë edhe ka qenë një lajm i keq për vendin tonë kuptuam që dy raste me Covid 19- të kanë ndërruar jetë, kjo tregon më së miri sesa është Covid-19 i rrezikshëm, dhe në përgjithësi në të gjithë botën ky virus për fat të keq është i pranishëm ende në vendin tonë”, tha ai.

”Instituti Kombëtar ka paraqitur një numër të madh të rasteve me Covid-19 të pozitiv dhe janë edhe shumë raste të cilat po trajtohen në Klinikën e Infektivës, lutemi që ata të shërohen dhe të mos ndodhë sikurse dy rastet që pasuan me fatalitet”, thekson Ramadani.

Sipas tij, Covid 19 paraqet rrezik të madh në pikëpamje epidemologjike, duke përfshirë përhapjen me të folur dhe me kontakte këtë virus.

“Është e mundur që mundësia për infeksione me Covid 19-të është akoma më e madhe, për faktin se shumë qytetarë me simptoma të lehta nuk lajmërohen në ambulancën mjekësore përkatëse, nuk bëhet testi specifik për Covid 19-të dhe mbesin rastet e pa diagnostikuara dhe këto raste paraqesin në pikëpamje epidemologjike rrezik të madh, për shkak se përhapin apo shpërndajnë virusin Covid-19 me kontakte, me të folur, me material infektues, etj”, potencon ai.

Infektologu Ramadani apelon të shmangen tubimet dhe dasmat për qëllim të rrezikimit me infektim me Covid- 19.

“T’i shmangemi tubimeve, dasmave, ahengjeve, kafiterive, qendrave tregtare, do të ishin faktorë të cilët do të pamundësojnë më pak që virusi nga personi i infektuar të bartet tek personi tjetër dhe vaksionimi i rregullt është faktor mbrojtës që ndikon në uljen e sëmundjes dhe uljes së vdekshmërisë 0 deri në minimum me fatalitet nga Covid-19″, vazhdon ai.

Cilat janë grupet më të rrezikuara nga Covid- 19?“Grupet më të rrezikuara nga Covid- 19 janë, në radhë të parë moshat e shtyera 65 vjeç e lart, të gjithë personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë imunitet të lindur apo të fituar të dobët, janë grupe me rreziqe dhe këto grupe duhet të mos të lëvizin ose të shkojnë në pikat e vaksinimit më të afërta të marrin vaksinën anti-Covid 19, dhe mendoj që do të jetë e mirë për shëndetin e tyre, jetën dhe familjen e tyre”, përfundoi Hamdi Ramadani.

Artikulli paraprakKosova mbështetet me 34.5 milionë dollarë nga USAID
Artikulli i rradhës “S’ka më pritje” – Nga 3 shtatori punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së në grevë nëse pagat s’dalin me rritje

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.