Një studim i ri tregon një rritje shqetësuese të kancerëve të traktit gastrointestinal te të rinjtë nën 50 vjeç.
Kanceri i zorrës së trashë është më i përhapuri, por po rritet edhe incidenca e kancerëve të pankreasit, ezofagut, stomakut dhe formave më të rralla si kanceri i apendiksit dhe tumorët neuroendokrinë.
Nga 2010 deri në 2019, rastet e këtyre kancerëve janë rritur me rreth 15%, me rritje më të madhe te grupmoshat më të reja, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Për shembull, personat e lindur në vitin 1990 kanë dyfishin e rrezikut për kancer zorre krahasuar me ata të lindur në vitin 1950.
Faktorët që lidhen me këtë rritje janë obeziteti, dieta e pasur me ushqime të përpunuara, mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe sëmundjet si refluksi acidik dhe steatoza hepatike.
Shumica e rasteve nuk lidhen me mutacione gjenetike, por me faktorë mjedisorë.
Ekspertët rekomandojnë fillimin e skriningut për kancerin e zorrës së trashë nga mosha 45 vjeç dhe vëmendje ndaj simptomave si gjaku në jashtëqitje, refluksi dhe dhimbjet e stomakut./Gazeta Shneta/


