Gjithkush e di se njollat e ushqimit dhe të verës në një këmishë të bardhë janë më të vështirat për t’u pastruar. Çka është edhe më e rëndësishme është që as detergjentët dhe pastruesit më të shtrenjtë nuk mund t’i heqin këto njolla. Pra, çfarë ka mbetur për të bërë?
Mos u shqetësoni, ka disa truqe që mund të bëni për të hequr këto njolla alarmante. Këto truqe, do të bëjnë rrobat tuaja të duken krejtësisht të bardha, transmeton Gazeta Shneta.
Kur ta provoni këtë, nuk do të jeni më të shqetësuar për asnjë njollë. Vetëm lexoni udhëzimet e mëposhtme:
Soda e bukës
Përgatitni një përzierje prej 1 gote sode buke dhe 4l ujë, më pas futini rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të jeni në gjendje të mahniteni nga rezultatet!
Uthull dhe limon
Një përzierje e mrekullueshme për pastrimin e rrobave- krejt çka duhet bërë është të shtoni pak uthull dhe lëng limoni në pastruesin e zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në heqjen e njollave edhe pse ka një erë të fortë.
Aspirinë
Merrni një tas me ujë dhe shtoni gjashtë aspirina të grimcuaranë të, si dhe pastaj futini rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe do t’i shihni rezultatet më pas./Gazeta Shneta/