Përpjekjet e hakerëve të mbështetur nga Rusia për të vjedhur hulumtimin e vaksinës COVID-19 nga Britania janë “plotësisht të papranueshme”, por nuk kanë bërë ndonjë dëm, tha të premten Ministri i Sigurisë James Brokenshire.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë së Madhe tha të enjten se hakerat të mbështetur nga shteti rus ishin përpjekur të vidhnin të dhënat mbi vaksinat COVID-19 dhe studimet e trajtimit nga institucionet akademike dhe farmaceutike në të gjithë botën shkruan Reuters transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, Rusia ka hedhur poshtë akuzat e Londrës.
“Është plotësisht e papranueshme për agjencitë e inteligjencës ruse që të kërkojnë të futen në sistemin e atyre që po kërkojnë t’i përgjigjen kësaj krize … të krijojnë një vaksinë,” tha Ministri Brokenshire për Sky Neës. /Gazeta Shneta/