Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditëve të vikendit kanë ardhur në jetë 17 fëmijë.
Nga 17 lindje, 12 kanë janë kryer me procedurë normale ndërsa 5 me operacion cezarian. Kanë ardhur në jetë 17 foshnje dhe prej tyre 7 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 10 të gjinisë mashkullore.
Ndërkaq në këtë spital 823 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 101 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 700 pacientë që në total kanë bërë 4798 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Gazeta Shneta/