Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Intimiteti vs. Izolimi, pse lidhjet janë të nevojshme për zhvillimin tonë

Jetë 15/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Erik Erikson ishte një psikolog i shekullit të 20-të. Ai analizoi dhe ndau përvojën njerëzore në tetë faza të zhvillimit. Çdo fazë ka një konflikt unik dhe një rezultat unik.

Një fazë e tillë – intimiteti kundrejt izolimit – tregon luftën që të rriturit e rinj e kanë ndërsa përpiqen të zhvillojnë marrëdhënie intime. Kjo është faza e gjashtë e zhvillimit, sipas Erikson, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërsa njerëzit kalojnë nëpër këto faza, Erikson besonte se ata fitonin aftësi që do t’i ndihmonin ata të arrinin në fazat e ardhshme. Megjithatë, nëse kishin vështirësi në arritjen e këtyre aftësive, mund të përjetonin ngecje gjatë zhvillimit në jetën e tyre.

Në nivelin “intimiteti kundrejt izolimit” Erikson nënkupton pasjen e një marrëdhënie të shëndetshme dhe përmbushëse. Në anën tjetër, nëse personi nuk arrin të krijojë një raport të till, do të përjetojë vetminë apo izolimin, shkruan “Health Line”.

Ndërsa fjala intimitet mund të ndjell mendimet e një marrëdhënieje seksuale, kjo nuk është ashtu siç e përshkroi Erikson.

Sipas tij, intimiteti është një marrëdhënie dashurie e pastër e çdo lloji. Ajo kërkon ndarjen e vetes me të tjerët. Kjo mund t’ju ndihmojë të krijoni lidhje të thella personale.

Po, në disa raste, intimiteti përfshin edhe një marrëdhënie romantike. Erickson besonte se kjo fazë e zhvillimit ndodh midis moshës 19 dhe 40 vjeçare – pikërisht kur shumica e individëve mund të kërkojnë një partner romantik gjatë gjithë jetës.

Çka çon në intimitet apo izolim?
Image result for intimacy isolation

Intimiteti është një mënyrë e hapjes së vetes tek të tjerët dhe për të ndarë kush jeni dhe përvojat tuaja në mënyrë që të krijoni lidhje të qëndrueshme dhe të forta. Kur e vini veten përballë kësaj nevoje ju jeni duke tërhequr besim nga personi tjeter, dhe kjo gjë automatikisht krijon intimitet.

Kurse, nëse këto përpjekje nuk arrjnë synimin e caktuar ose jeni refuzuar në një farë mënyre, ju mund të tërhiqeni. Frika për t’u larguar, për t’u refuzuar ose për t’u lënduar mund t’ju çojë të izolim të vetes nga të tjerët.

Përfundimisht, kjo mund të ulë vetëbesimin tuaj duke ju bërë edhe më të pagatshëm që të zhvilloni marrëdhënie ose miqësi të reja.

Në raste të tilla ju duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist apo të hapni zemrën me dikë që ju u besoni. Nuk është mirë që ndjenja të tilla të mbahen brenda pasi që mund të krijojnë stres, ankth e deri tek depresioni./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSa fëmijë kanë lindur gjatë vikendit në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Çfarë është normale e çka jo sa i përket gjidhënies

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.