Disa reklama premtojnë fitime të mrekullueshme nga fitnesi në 6 javë, por e vërteta është se duhet shumë më tepër dhe nuk ka asnjë mënyrë të shpejtë për tu përshtatur.
Koha që duhet për të marrë formë varet nga qëllimet individuale, të cilat mund të përfshijnë forcën, qëndrueshmërinë, humbjen e peshës dhe humbjen e yndyrës në trup shkruan healthline, transmeton GazetaShneta.
“Nëse një trainer/e premton të bëjë të gjitha ëndrrat tuaja në gjashtë javë, vraponi mos ecni në drejtimin tjetër,” traineri personal i çertifikuar i Nju Jorkut, Lisa Snow.
“Disa njerëz duket se ushtrojnë muskuj me një ritëm shumë të shpejtë se të tjerë, megjithëse askush nuk do të duket si Vin Diesel brenda natës,” tha Justin Fauci, një trainer personal i certifikuar.
Pra, nëse 6 javë nuk është koha e mjaftueshme për të marrë formën, sa kohë duhet?
Koha varet nga qëllimet
Përgjigja e kësaj pyetje të fitnesit varet, pjesërisht, nga ajo që nënkupton “në formë”.
“Rezultatet do të ndryshojnë në varësi të synimeve tuaja”, tha Eliza Kingsford, drejtore e Camps Wellspring .
Kjo përfshin rritjen e motivimit dhe besimit për të vazhduar përsëri në stërvitjen tuaj derisa të filloni të shihni përfitime fizike.
Nëse jeni të qëndrueshëm për të punuar mund të arrini formën e duhur për një vit të plotë./GazetaShneta/