Gjërat që duhet t’i dini para se të planifikoni një shtatzëni tjetër.
Sa kohë pas lindjes një femër mund të mbesë sërish shtatzënë?
Një femër mund të mbesë shtatzënë para se t’i ketë periodat e para pas lindjes, që mund të ndodhë nga 4 javë pasi ka lindur ose më së voni 24 javë pas bebes, varësisht nëse e ka fëmijën vazhdimisht në gji ose jo.
A mund të mbesë shtatzënë në periodat e para pas lindjes?
Po, mundet. Disa femra i kanë periode sterile – me fjalë tjera, nuk ovulojnë menjëherë ni ciklin fillestar. Disa ovulojnë edhe para cilkit, që do të thotë se ata mund të kalojnë nga një shtatzëni në tjetrin pa e pasur fare ciklin. E pasi nuk mund ta dini se cila vjen e para, cikli apo veza, bën mirë të ruheni nëse nuk planifikoni menjëherë për një fëmijë tjetër.
Cilat janë shansat për shtatzëni menjëherë pas lindjes?
Mes femrave që nuk i ushqejnë fëmijët me gji, cikli zakonisht vjen 12 javë pas lindjes, ndërsa tek ata që ushqejnë me gji, mesataraja është mes 4 deri në 6 muaj.Por, disa femra mund të ngjizen më herët, derisa tjerat fillojnë të ovulojnë më vonë./GazetaShneta