Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa më shumë vitaminë D në shtatzani

Këshilla për shtatzëna 25/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët.

Ndërsa një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se “kalimi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat edhe për popullatën tjetër”.

Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë.

Rezultatet kanë treguar se shtatzënat të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm te shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminës D për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashësisë
Artikulli i rradhës Të përzierat në shtatzani problem gjenetik

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.