Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa do të humbë dhe sa do të shtojë peshë foshnja pas lindjes

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njohja e peshës në lindje ka rëndësi të veçantë. Është e nevojshme që prindërit të dinë peshën që ka patur fëmija i tyre në lindje dhe të jenë në gjendje t’ia tregojnë mjekut. Pesha e fëmijëve në lindje në Shqipëri është në përgjithësi normale.

Ajo mesatarisht shkon në 3400 gr. Meshkujt e kanë peshën në lindje pak më të lartë se femrat. Nuk do të thotë që ata fëmijë që lindin nën 3400 gr nuk janë normalë. Egziston një kufi për peshën në lindje dhe shkon në 2500 gr. Për fëmijët që lindin mbi këtë peshë themi se kanë peshë normale.

Fëmijët që lindin me peshë më të ulët se 2500 gr themi se janë të parakohshëm ose prematurë. Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa shkaqe të njohura si: zgjatja e shtatzanisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës. Rëndësi kanë dhe sëmundjet që nëna mund të ketë kaluar veçanërisht gjatë shtatzanisë.

Pjesërisht, pesha në lindje ka lidhje dhe me madhësinë e trupit të prindërve. Pesha jo shumë e madhe nuk do të thotë gjithmonë se është shenjë dobësie. Në rastet e prematurës fëmija mbahet në mbikqyrje të personelit shëndetësor.

Shtesat në peshë gjatë vitit të parë të jetës

Shtesat e rregullta në peshë gjatë vitit të parë të jetës janë shenja më e rëndësishme që flasin për një shëndet të mirë të fëmijës, prandaj prindi duhet të jetë i informuar mirë në këtë drejtim. Çdo qëndrim në peshë ose humbje nuk është normale dhe duhet gjetur shkaku.

Rënia e peshës pas lindjes

Pas lindjes foshnja ka një rënie të lehtë në peshë. Kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Nga dita e tretë ose e pestë foshnja fillon të fitojë në peshë dhe arrin peshën e lindjes. Gjatë ditëve të para ai humbet 150 deri në 300 gram.

Humbja e peshës gjatë ditëve të para është normale. Ajo ndodh për disa arsye që janë spjeguar më poshtë. Në rastet kur fëmija humbet më shumë se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk është rifituar deri në ditën e 10-të ose të 12-të, duhet parë shkaku.

Humbjet e tepërta të peshës mund të shkaktohen kur fëmija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet ose kur vuan nga ndonjë sëmundje. Në këto raste foshnja duhet vizituar pa humbur kohë.

Shtesat e rregullta në peshë

Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram.

Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Kështu një fëmijë normal nga muaji i 5-të dhe i 6-të shton rreth 500 gram në muaj, kurse nga muaji i 10-të dhe i 12-të shton rreth 300 gram në muaj.

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Prindërit gjithashtu duhet të dinë se një fëmijë që lind nën peshën normale e shton më shpejt peshën, ndërsa fëmija që lind me peshë të madhe, zakonisht e shton më ngadalë.

Tabelë orientuese

Muaji 1-rë 600 gram,

muaji 2-të 900 gram,

muaji 3-të e 4-të 750 gram,

muaji 5-të e 6-të 600 gram,

muaji 7-të – 9-të 450 gram,

muaji 10-të – 12-të 300 gram.

Artikulli paraprakA duhet t’i besoni këto gjëra në lidhje me ngërçet e bebeve
Artikulli i rradhës Sa do të jetë gjatësia e bebes në lindje dhe sa do të rritet deri në 1 vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.