Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa do të jetë gjatësia e bebes në lindje dhe sa do të rritet deri në 1 vjeç

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Matjes së gjatësisë së fëmijës shpesh i jepet rëndësi e pakët. Kjo nuk është e drejtë, megjithëse njohja e gjatësisë së fëmijës ka rëndësi më të kufizuar se njohja e peshës. Gjatësia ndryshon më me vonesë se pesha kur fëmija nuk shkon mirë, por edhe ajo ndryshon kur shkaqe të ndryshme e dëmtojnë fëmijën.

Veçanërisht kur fëmijët nuk ushqehen në mënyrë të rregullt, për një kohë të gjatë, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje e çrregullime të zgjatura, mbesin prapa jo vetëm në peshë por edhe në gjatësi. Dihet gjithashtu se ka disa gjendje të tjera të veçanta, në të cilat gjatësia mbetet prapa që në fillim të jetës së fëmijës së vogël. Këto gjendje zbulohen nga mjeku.

Gjatësia në lindje

Gjatësia e foshnjes në lindje është mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt në lindje janë pak më të gjatë se femrat. Pavarësisht nga kjo janë normale edhe ata fëmijë që lindin mbi 47 cm. Nën këtë limit kemi të bëjmë me fëmijë të parakohshëm në lindje.

Rritjet në gjatësi gjatë vitit të parë

Sa më i vogël është fëmija, aq më e shpejtë është rritja e tij në gjatësi. Mjafton të themi se gjatë gjithë vitit të parë foshnja ka një rritje në gjatësi prej 20-25 cm. Në fund të vitit të parë fëmija arrin 70 – 75 cm.

Shtesat mujore gjatë vitit të parë

Në lindje 50 cm

1 muajsh 52 cm

2 muajsh 54 cm

3 muajsh 57.5 cm

4 muajsh 61 cm

5 muajsh 63 cm

6 muajsh 65 cm

7 muajsh 66 cm

8 muajsh 67.5 cm

9 muajsh 69 cm

10 muajsh 70 cm

11 muajsh 71 cm

12 muajsh 72 cm

Kjo tabelë i referohet fëmijës që ka lindur me gjatësi 50 cm.

Rritjet në gjatësi pas vitit të parë

Pas vitit të parë rritja e fëmijës në gjatësi vazhdon të jetë mjaft e ndjeshme, megjithëse ajo bëhet më e ngadalshme. Në fund të vitit të dytë fëmija ka një gjatësi që shkon nga 81 deri në 84 cm. Në fund të vitit të tretë gjatësia e fëmijës shkon nga 90 deri në 92 cm.

Pas vitit të tretë fëmija zgjatet mesatarisht 5-6 cm në vit. Vetëm gjatë periudhës së zhvillimit gjinor i riu zgjatet mesatarisht 7-8 cm në vit. Në shumicën e të rinjve rritja në gjatësi përfundon nga 17-18 vjetët, pak më shpejt ose pak më vonë. Matja e gjatësisë së fëmijës bëhet menjëherë pas lindjes dhe më pas është mjaftueshëm një herë në muaj.

Artikulli paraprakSa do të humbë dhe sa do të shtojë peshë foshnja pas lindjes
Artikulli i rradhës Ekspertët: Hani peshk nëse jeni nëna gjidhënëse

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.