Ish-specialisti i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Dr. Sadik Llullaku, është emëruar në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kolegjit, i cili udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, transmeton Gazeta Shneta.
“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se që nga sot Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës i është bashkuar Dr. Sadik Llullaku, Md, PhD, në rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Kolegjit. Dr. Llullaku, pos ekspertizës së dëshmuar si kirurg pediatrik, ka mbajtur suksesshëm edhe poste drejtuese, përvojë nga e cila jemi të lumtur të përfitojmë”, thuhet në njoftim.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është themeluar me inicativë të Latifit. Vitin e kaluar ka organizuar edhe Kongresin e parë të Kirurgëve ku kanë marr pjesë qindra mjekë nga Kosova, rajoni e bota. /Gazeta Shneta/




