Duke filluar nga nesër vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në një njoftim, duke thënë qe kjo pikë e re e vaksinimit ka qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës, shkruan Gazeta Shneta.
“Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë shtesë, të pranishëm do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet të enjten, 10 shkurt në ora 12:30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Tutje, në njoftim parashihet se një pikë e re e vaksinimit do të hapet shumë shpejt edhe në në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19./Gazeta Shneta/




