Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sanae Takaichi hyn në histori si gruaja e parë që bëhet kryeministre e Japonisë

Lajme 21/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sanae Takaichi është zgjedhur nga parlamenti si kryeministrja e re e Japonisë, duke u bërë gruaja e parë në historinë e vendit që mban këtë post.

64-vjeçarja fitoi bindshëm të hënën, duke marrë 237 vota në Dhomën e Ulët dhe 125 të tjera në Dhomën e Lartë, si udhëheqëse e Partisë Liberaldemokrate (LDP), në pushtet.

E njohur për qëndrimet e saj konservatore dhe admirimin ndaj ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, Takaichi merr drejtimin në një kohë të vështirë për ekonominë, ndërsa vendi përballet me rritjen e kostove të jetesës dhe pakënaqësi të shtuar në publik, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Ekonomia e katërt më e madhe në botë ka kaluar kohë të pasigurta. Takaichi është e katërta që merr postin e kryeministres në vetëm pesë vite, pasi paraardhësit e saj u larguan mes skandaleve dhe rënies së mbështetjes popullore.

Edhe pse mposhti katër burra për të fituar drejtimin e LDP-së në fillim të tetorit, rruga e saj drejt postit të kryeministres u duk e bllokuar kur aleati i vjetër i partisë, partia Komeito, tërhoqi mbështetjen. Por një marrëveshje e minutës së fundit të hënën mbrëma me një parti opozitare të djathtë, Partinë për Inovacion të Japonisë (JIP), e njohur ndryshe si Ishin, e shpëtoi situatën. Takaichi dhe LDP-ja do të përballen me zgjedhjet e radhës në vitin 2028.

Përveç sfidave të brendshme, ajo do të duhet të menaxhojë edhe marrëdhënie të ndërlikuara ndërkombëtare. Koreja e Jugut, e cila kishte nisur të përmirësonte marrëdhëniet historikisht të brishta me Japoninë, shfaq shqetësime për shkak të politikave të saj nacionaliste. Po ashtu, si disa nga paraardhësit e saj, përfshirë edhe ish-kryeministrin Shinzo Abe, Takaichi shihet si e ashpër ndaj Kinës që po rrit fuqinë në rajon.

Marrëdhënia më e rëndësishme mbetet ajo me Shtetet e Bashkuara, ku e pret një provë e madhe,  një takim me Presidentin amerikan Donald Trump javën që vjen.

Edhe pse është arritur një marrëveshje mbi tarifat, deklaratat e mëhershme të Trump-it që vënë në pikëpyetje vlerën e marrëveshjes së sigurisë mes dy vendeve dhe kërkesa që Japonia të paguajë më shumë për mbrojtjen, kanë ngritur shqetësime. Takaichi do të duhet të ecë me kujdes përballë një administrate amerikane të paparashikueshme.

Në moshën 64-vjeçare, Takaichi nuk është e re në skenën politike japoneze. Aleate e njohur e Abe-s, ajo ka mbajtur disa poste ministrore gjatë karrierës së saj dhe ka kandiduar më parë për postin e kryeministres. Ajo u zgjodh në krye të LDP-së pas dorëheqjes së Shigeru Ishiba, i cili u largua pas humbjeve të mëdha në zgjedhjet e mesmandatit.

Pseudonimi “Zonja e Hekurt”, që vjen nga admirimi i saj për Thatcher-in, reflekton bindjet e saj konservatore, përfshirë kundërshtimin ndaj martesave mes të njëjtit seks dhe idesë që gratë e martuara të ruajnë mbiemrin e vajzërisë. Këto qëndrime kanë bërë që disa gra të reja të mos jenë të bindura për rëndësinë e kësaj fitoreje.

“Gjithkush thotë ‘Sa bukur që u bë gruaja e parë kryeministre në Japoni, është një hap për fuqizimin e grave’”, thotë 21-vjeçarja Ayda Ogura, studente. “Por kur shikon më nga afër qëndrimet e saj politike, kupton se shumë prej tyre janë mjaft tradicionale. Në vend që të sjellë ndryshim, ajo më shumë forcon sistemin patriarkal.”

Gjatë fushatës së fundit, Takaichi propozoi zgjerimin e shërbimeve spitalore për shëndetin e grave dhe më shumë vlerësim për punonjësit e shtëpive.

Por ajo përballet me një sfidë të madhe — të rikthejë besimin e publikut ndaj partisë së saj. LDP-ja ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të shtatë dekadave të fundit, por nën drejtimin e Ishiba-s humbi shumicën në Dhomën e Ulët për herë të parë pas 15 vitesh. Më pas, në korrik, humbi edhe shumicën në Dhomën e Lartë, për shkak të zemërimit të publikut pas një skandali me mbledhje fondesh.

Duke zgjedhur Takaichi-n, LDP-ja synoi të rikthejë mbështetjen e votuesve konservatorë, shumë prej të cilëve kishin kaluar në partinë e djathtë Sanseito, të zhgënjyer nga alternativat tradicionale.

Por para së gjithash, ajo duhet të përballet me zemërimin e njerëzve për rritjen e çmimeve. Mungesa e vazhdueshme e orizit, për shembull, ka çuar në çmime rekord për këtë produkt bazë.

Mediat vendase raportojnë se ajo mund të emërojë Satsuki Katayama si ministre financash — një tjetër hap historik për gratë. Edhe Katayama, njësoj si Takaichi, është protezhe e Abe-s.

Edhe pse borxhi në rritje dhe rritja ekonomike e dobët vazhdojnë të shqetësojnë investitorët, fitorja e saj ka sjellë një dozë optimizmi në tregje.

Artikulli paraprakSpitali i Gjakovës dhuron pajisje ndihmëse për Handikos-in në Gjakovë
Artikulli i rradhës Ndërpritet energjia elektrike në QKUK

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.