Organizata Handikos në Gjakovë ka pranuar një donacion të vlefshëm me pajisje ndihmëse dhe mjete ortopedike nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në këtë qytet.
Ky donacion u vlerësua si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave që ofrojnë shërbime për persona me aftësi të kufizuara, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, transmeton Gazeta Shneta.
Nga Handikos kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për drejtorin e Spitalit, z. Hilmi Shala, dhe stafin e tij profesional, për angazhimin dhe përkushtimin në dorëzimin e pajisjeve me korrektësi dhe përkushtim.
“Ky gjest i lartë human dhe profesional dëshmon se bashkëpunimi dhe solidariteti mbeten çelësi i suksesit në shërbim të komunitetit,” thuhet në njoftimin e Handikos-it./Gazeta Shneta/




