Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Save the Children: TikToku hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë

Lajme 21/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tiktok
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizimi kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova.

Sipas anketës, Zërat e Rinj, 78 për qind e fëmijëve thanë se bullizimi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollën e tyre. E njëjta përqindje vlen edhe për TikTok-un, pasuar nga rrjeti tjetër social Snapchat me 57 për qind.

Të anketuarit po ashtu kanë thënë se bullizim ndodh edhe në Instagram (45 për qind) dhe Facebook (28 për qind) si hapësira ku bullizimi ndodh shpesh apo gjithmonë.

Anketa është realizuar në periudhën maj-qershor 2024 dhe në të kanë marrë pjesë 1.071 fëmijë në 16 komuna të Kosovës.

Fëmijët e anketuar ishin nga mosha 11 deri 17 vjeç, pra nxënës nga klasa e shtatë deri në të 11-tën.

Sipas anketës, 29 për qind e fëmijëve kanë raportuar se rrallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt kur përdorin transportin publik gjatë natës.

“Ky shqetësim është më i theksuar te vajzat, ku 35 për qind shprehin këtë ndiejnë krahasuar me 19 për qind të djemve”, tha Save the Children, transmeton REL.

Kjo organizatë ka kërkuar që në shkolla të ketë mekanizma më të fortë për të trajtuar menjëherë bullizimin dhe diskriminimin, duke ofruar “trajnime gjithëpërfshirëse për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që këto çështje të trajtohen së bashku”.

Po ashtu është kërkuar që të ketë siguri në internet dhe mekanizëm më të mirë mbrojtës për platformat sikurse TikTok dhe Snapchat, duke i “angazhuar kompanitë e teknologjisë, prindërit dhe mësimdhënësit në këtë përpjekje”.

Save the Children po ashtu kërkoi që institucionet të veprojnë me urgjencë për të përmirësuar sigurinë në transportin publik, veçmas gjatë natës, përmes masave më të mira të sigurisë, ndriçimit dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Së fundi, në Kosovë janë raportuar disa raste të vetëlëndimeve të nxënësve të frymëzuar nga disa video në TikTok.

Njohësit e fushës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se institucionet duhet të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale, duke rekomanduar ose kontrollin e shtuar apo ndalimin e qasjes në TikTok.

Artikulli paraprakBorë në Kosovë, IHK apel vozitësve për kujdes të shtuar
Artikulli i rradhës Mbi 70 aksidente për 24 orë në Kosovë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.