Sejdiu apo Bejiqi, Oda e Mjekëve zgjedh sot kryetarin e ri
Oda e Mjekëve të Kosovës pritet të zgjedh sot kryetarin e ri pas mbajtjes së zgjedhjeve të 1 dhjetorit.
Legjislatura e tretë e Kuvendit të Odës së Mjekëve po konstituohet sot, shkruan Gazeta Shneta.
Kuvendi i ri i dal nga zgjedhjet e 1 dhjetorit, pritet të zgjedh sot strukturat e reja udhëheqëse.
Për kryetar të OMK-së do të kandidojnë dy specialistë, Pleurat Sejdiu dhe Ramush Bejiqi.
Bejiqi është pediatër nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ndërsa Sejdiu vjen nga Klinika e Ortopedisë dhe ka udhëhequr Odën për katër vjet.
Votimi do të mbahet pas orës 18:00 kur do të bëhet verifikimi i anëtarēve të rinj të Kuvendit. /Gazeta Shneta/