Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sejdiu kërkon rregull dhe disiplinë nga drejtorët e klinikave të QKUK-së

Lajme 27/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është ky drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Dr. Basri Sejdiu, i cili ka takuar drejtorët e klinikave, instituteve si dhe shërbimeve të tjera në QKUK.

Ky takim filloi me një minutë heshtje për nderim të punës dhe veprimtarisë së atdhetarit të shquar, Adem Demaçit, ndërkohë Sejdiu nga drejtorët ka kërkuar që të ngrisin nivelin e disiplinës, respektim të orarit të punës dhe disa qështje të tjera, shkruan Gazeta Shneta.

Ai poashtu ju ka treguar drejtorëve se pjesa e administratës QKUK-SHSKUK tanimë ka kaluar në një objekt të ri, përderisa janë të gatshme hapësirat për vendosjen e ambulancave specialistike kirurgjike, internisitke dhe ortopedisë e fiziatrisë, me pajisje të reja dhe moderne.

Më tej Sejdiu ka folur edhe për projektin e rinovimit të emergjencës së vjetër në QKUK, e që ky projekt është në përfundim e sipër, derisa përmes tij do të bëhet e mundur vendi ku presin pacientët si dhe recepsioni për regjistrim dhe informacione shtesë.

Përderisa, për krejt klinikat janë në procedurë mbi 2 milion euro për furnizim me paisje mjekësore, ku procedurat janë kryer dhe pritet ardhja e atyre paisjeve.

Ndërkohë siç njofon më tej SHSKUK:  Gjatë takimit u bisedua në lidhje me projektin për transformimin farmaceutik në QKUK.

Drejtori Sejdiu, njoftoi drejtorët se pas investimeve që do të bëhen së shpejti do të hapet barnatorja e Klinikës së Anestezionit dhe Emergjencës, përderisa do të ketë barnatore dhe farmacistë në të gjitha klinikat e QKUK-së, në mënyrë që të ketë kontroll, monitorim dhe shpërndarje sa më të mirë të barnave dhe materialit shpenzues në klinikat e QKUK-së.

U bisedua edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me mbarëvajtjen e punës në klinikat e QKUK-së./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini rreth hernias pas operacionit cezarian
Artikulli i rradhës Ish Miss Kosova bëhet nënë për herë të dytë, publikohet menjëherë imazhi i bebes

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.