Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se në kohën kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, është përballur me presion të madh.
Ai thotë se në këtë institucion gjithmonë ka gjasa që të bëhen keqpërdorime, por është Ministri ai që duhet të rezistojë.
“Në kohën time ka pasur arrestime për manipulime, nuk them se gjithçka ka shkuar mirë”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka shtuar se ka pasur presion të madh nga komandantët dhe qeveritarët.
“Edhe në atë kohë por edhe sot vazhdon kjo dhe do të vazhdojë, por tash sa mundet të rezistojë menaxheri në atë varet krejt prej tij. Unë kam qenë i fuqishëm si Sekretar në kohën time sepse ligji mi ka lejuar dhe kam shkarkuar drejtorë të PDK-së dhe të AKK-së. Kam pas fuqi administrative me ligj dhe fuqi politike të kontrollit”, ka thënë Sejdiu në emisionin Puls në KTV.