Dr. Basri Sejdiu, i emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Drejtorit të SHSKUK-së, ka deklaruar se do të punojë që pacientët të mos kërkojnë shërim jashtë institucioneve publike.
“Do të vazhdojë me punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punoj në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka shtuar se do të angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.
Me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehën përkrahje për Dr. Sejdiun, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.
Prof. dr. Naser Ramadani, kryesues i Bordit Drejtues, tha se Bordi Drejtues shprehë përkrahjen e plotë për dr. Sejdiun në detyrën e re.
Ardian Ferizi, anëtar i Bordit Drejtues nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se dr. Sejdiu do ta ketë përkrahjen maksimale nga ana e Ministrit Ismali dhe Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi.
Dr. Islam Krasniqi, përfaqësues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, shprehu përkrahjen e tij, tërë Federatës sindikale e punëtorëve sindikalistë për Ud. Drejtorin e ri. /Gazeta Shneta/