Një nënë e tre fëmijëve ka treguar se si qëndrimi në spital me Covid i shpëtoi jetën, sepse një skanim i gjoksit zbuloi se ajo kishte kancer në gji.
Infermierja në pension, Jan Dea, 61 vjeç, i ishte nënshtruar mamografisë së saj të rregullt, por mjeti tradicional i shqyrtimit mund të jetë më pak i besueshëm për gratë me inde të dendura të gjirit, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Jan, e cila kishte punuar si infermiere për 20 vjet, u rikthye në spitalin North Tees, në vendin e saj të vjetër të punës, kur u infektua me Covid në fund të vitit 2020, së bashku me vajzën Katie, 24 vjeç.
Koronavirusi i rëndë mund të çojë në mpiksje gjaku në mushkëri, kështu që infermierja Jan iu nënshtrua një skanimi CT të gjoksit i cili zbuloi tumorin.
Ajo tha se: “Isha në fund të periudhës sime të izolimit, por thjesht nuk u ndjeva mirë. Unë isha duke parë një film me vajzën time dhe u përpoqa të ngrihesha nga shtrati. Unë kisha të ftoftë dhe po dridhesha, por vajza ime Katie tha se po digjesha nga temperatura.”
“Të nesërmen më çuan për një skanim për të kontrolluar mushkëritë e mia. Konsulenti tha se ndërsa nuk kishte mpiksje gjaku, ‘ngjyra e kontrastit’ zbuloi një masë në gjoksin tim të djathtë.
Isha e shokuar pasi i kam bërë të gjitha mamografitë. Shkoj çdo tre vjet, mendova se jam mirë”.
Unë u referova te një specialist, por nuk munda të shkoja derisa të isha negativ ndaj sëmundje COVID.
Ishin 23 ditë që kisha Covid. Por pas izolimit në shtëpi dhe dy testeve negative, në dhjetor vizitova një konsulent. Ata konfirmuan se ishte kanceri i gjirit – tha Jan.
Mjekët intervenuan duke hequr zonën e kancerit dhe disa nyje limfatike në të cilat për fat nuk ishte përhapur.
“Më thanë se nëse nuk do të isha pranuar me Covid, deri në momentin që do ta kisha ndjerë, kanceri do të kishte qenë shumë i avancuar.
Kirurgu im më tha: “Covid të shpëtoi jetën.” /Gazeta Shneta/