Shkenctarët amerikan kanë zbuluar një metodë të re për zbulimin e sëmundjes Alzheimer tek pacientët.
Kjo metodë është një lloj skanimi i retinës së syrit, e cila e bën testimin për të parë shenjat e para të kësaj sëmundjeje.
Kjo teknologji skanuese ende eksperimentale, fotografon retinën e syrit duke përdorur teknika të cilat identifikojnë depozitat e proteinës beta-amyloid, të cilat pasqyrojnë gjendjen shëndetësore të trurit. Rezultatet e testit kanë zbuluar se pacientët me Alzheimer kishin mbështjellësin e pllakës retinale të bllokuar 4.7 herë më shumë sesa pacientat e paprekur nga sëmundja në fjalë, shkruan The Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
“Njëlloj siç vepron zhvillimi i qendrës kryesore të sistemit nervor tek njeriu, duke treguar shumicën e karakteristikave të trurit, edhe retina e syrit ofron mundësi unike për të vërejtur lehtësisht dhe bindshëm sëmundjen e Alzheimerit,” shprehet drejtoresha e Institutit të neurokirurgjisë Maxine Dunitz, e quajtur Keith L. Black. /Gazeta Shneta/