Sezoni i gripit pritet të jetë i ashpër këtë vit në Evropë për shkak të mbulueshmërisë së ulët me vaksina dhe shenjave të hershme nga Japonia dhe Australia.
Aktiviteti i gripit është në rritje, veçanërisht te fëmijët, ndërsa sezoni zakonisht zgjat nga nëntori deri në maj, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët paralajmërojnë se ashpërsia e gripit varet nga numri i personave të ndjeshëm, lloji i virusit dhe kushtet klimatike.
Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalim, sidomos për grupet në rrezik: fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Prof. Colin Russell rekomandon:
“Nëse ende nuk jeni vaksinuar, tani është koha e duhur për ta bërë.”
Parandalimi me vaksinim ndihmon në mbrojtjen e shëndetit personal dhe ul presionin mbi spitalet gjatë dimrit.


