Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

86 të vdekur brenda 9 muajve në aksidente trafiku

Lajme 27/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në periudhën janar-shtator 2025.

Prej tyre, 47 kanë qenë shoferë.

Policia njofton se nga 75 aksidente me fatalitet për nëntë muajt e parë të 2025-s, 29 kanë qenë vetaksidente.

“Sipas analizave të deritanishme nga tetëdhjetegjashtë (86) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “janar-shtator 2025”, sipas pjesëmarrësve: dyzeteshtatë (47) apo 54.6 %, kanë qenë shoferë. Nga shtatëdhjetepesë (75) aksidente fatale për periudhën “janar-shtator 2025”, sipas tipit të aksidentit: njëzetenëntë (29) aksidente fatale apo 38.6 %, kanë qenë vetaksidente”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha apeloi për kujdes në trafik, sidomos kur ka reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë.

“Andaj, kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohet përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë ngasjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, shtoi Hoxha. 

Artikulli paraprakSezoni i gripit po afrohet në Evropë – ekspertët paralajmërojnë një valë të fortë këtë vit
Artikulli i rradhës Statinat mund të mbrojnë pacientët nga “truri i kimioterapisë”

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.