Shahisti i njohur Nderim Saraçi ka dal në sheshin “Nënë Tereza” për të kërkuar ndihmë për shërimin e motrës së tij nga leukemia akute.
Nora nga Mirovica është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë leukemi akute dhe për ta vazhduar trajtimin jashtë vendit i duhet t’i mbledhë 200 mijë euro.
Ndihma nga qytetarët me aq sa kanë mundësi, nuk ka munguar as të mërkurën. Është hapur edhe një llogari në faqen “Gofundme.com”. Ndihmë do të kërkojë ditëve në vijim edhe në qytetin e tij, në Mitrovicë.
Nderimi nuk ka mundësi t’i ndihmojë financiarisht meqë nga ky sport, për një sezon, fiton vetëm 500 euro. Megjithatë, ai është në gjendje të bëjë gjithçka për t’i dalë në ndihmë motrës së madhe.
Për t’i dalë në ndihmë motrës së Nderimit janë organizuar edhe turne humanitarë, ku edhe është mbledhur një shumë e konsiderueshme financiare. /KTV