Dr. Shefkije Shatri PHDc. drejtore ekzekutive e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, është zgjedhur, Ambasadore e Paqes, nga “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network”.
Në njoftimin e Spitalit të Vushtrrisë thuhet se Shatri e ka marr këtë çmim si rezultat i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në institucionin që e drejton ajo.
“Ky çmim dëshmon përkushtimin dhe angazhimin e dr. Shatri për të mirën e gjithmbarshme të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa dallim etnie, besimi apo bindje. Ky vlerësim e rritë edhe më shumë reputacionin e Spitalit dhe e vlerëson lartë personalitetin e dr. Shefkije Shatrit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/




