Dr. Hajrullah Fejza – seksolog, flet për shëndetin seksual dhe problemet që e dëmtojnë atë, për keqpërdorimin e barnave si “stimulues” dhe jep disa këshilla për marrëdhënie të mira seksuale.
Fejza në një intervistë për rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta ka treguar faktorët që e rrezikojnë ose e dëmtojnë shëndetin seksual.
Ai ka thënë se shëndeti seksual është i lidhur ngushtë dhe është pjesë e shëndetit të përgjithshëm të njeriut.
Fejza ka bërë thirrje të mos përdoren barna si “viagra” për “stimulim” seksual sepse ato mund të rrezikojnë shëndetin seksual. Ai ka thënë se këto barna mund të përdoren vetëm me përshkrimin e mjekut.
Për më shumë ndiqeni intervistën e Fejzës në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/


