Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA shpenzon 290 milion dollarë për barna kundër rrezatimit bërthamor, pas kërcënimit të Putinit

Lajme 07/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat kunder rrezatimit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar 290 milionë dollarë për barna kundër rrezatimit ndërsa Vladimir Putin rriti kërcënimet e tij bërthamore ndaj Perëndimit. Blerja u njoftua nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA (HSS).

Grupi Nplate mund të përdoret për të trajtuar simptomat e sindromës akute të rrezatimit (ARS) që ndodh pasi një person ekspozohet ndaj një doze të lartë rrezatimi për shembull pas një aksidenti bërthamor apo edhe një sulmi bërthamor, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Qeveria i bleu barnat nga kompania farmaceutike me bazë në Kaliforni, Amgen.

Blerja vjen pas një fjalimi muajin e kaluar, në të cilin presidenti rus Vladimir Putin u zotua të mbrojë Rusinë dhe popullin e saj me “të gjitha mjetet në dispozicionin tonë”. Ai shtoi se kërcënimi “nuk ishte një bllof”.

Megjithatë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA ka mohuar se blerja ishte e lidhur me kërcënimin bërthamor dhe pretendoi në vend të kësaj se ishte pjesë e punës “në vazhdimësi” në lidhje me sigurinë radiologjike.

Një zëdhënës i departamentit tha për burimin The Telegraph se: “Kjo është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për gatishmërinë dhe sigurinë radiologjike. Ajo nuk është përshpejtuar nga situata në Ukrainë.”

Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se “Putini nuk bën shaka” në lidhje me përdorimin e armëve shkatërruese në masë dhe paralajmëroi se bota ishte më afër një “Armagedoni” bërthamor që nga kriza e raketave Kubane në vitet 1960. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFoshnjat kanë grimca të ndotjes së ajrit në mushkëri dhe trurin e tyre përpara se të marrin frymën e parë
Artikulli i rradhës Çfarë është regresioni i gjumit tek fëmijët?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.