Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnjat kanë grimca të ndotjes së ajrit në mushkëri dhe trurin e tyre përpara se të marrin frymën e parë

Këshilla për shtatzëna 07/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat e palindura kanë grimca të ndotjes së ajrit në mushkëritë e tyre në zhvillim dhe organet e tjera vitale që në tremujorin e parë, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët në Universitetin Aberdeen të Mbretërisë së Bashkuar dhe Universitetin Hasselt të Belgjikës, studiuan nanogrimcat e ndotjes së ajrit, të quajtura karboni i zi ose grimcat e blozës – për të parë nëse ato mund të arrijnë tek fetusi, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet e publikuara në revistën ‘The Lancet Planetary Health’ tregojnë se foshnjat e porsalindura dhe placenta e tyre janë të ekspozuar ndaj nanogrimcave të zeza të karbonit të ndotjes së ajrit në proporcion me ekspozimin e nënës.

Këto nanogrimca kalojnë gjithashtu placentën e fetusit në mitër që në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe futen në organet e tij në zhvillim, duke përfshirë mëlçinë, mushkëritë dhe trurin.

Karboni i zi është një blozë e lëshuar në ajër nga motorët me djegie të brendshme, termocentralet me qymyr dhe burime të tjera që djegin lëndë djegëse fosile. Mes tjerash është një komponent kryesor i grimcave të cilat janë ndotëse të ajrit.

Mekanizmat me të cilët këto grimca shumë të vogla (nanogrimca) shkaktojnë probleme të njohura shëndetësore nuk kuptohen mirë, edhe pse pjesërisht vinë për shkak të kimikateve me të cilat ato janë të veshura gjatë djegies.

Profesor Tim Nawrot tha se: “Ne e dimë se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë ka qenë i lidhur me lindjen e vdekur të foshnjës, lindjen e parakohshme ose dhe foshnjat me peshë të ulët me pasoja që vazhdojnë gjatë gjithë jetës.”

“Ne tregojmë në këtë studim se numri i grimcave të zeza të karbonit që futen te nëna kalojnë proporcionalisht në placentë dhe tek foshnja. Kjo do të thotë se rregullimi i cilësisë së ajrit duhet ta njohë këtë transferim gjatë shtatzënisë dhe të veprohet tanimë për të mbrojtur fazat më të ndjeshme të zhvillimit njerëzor”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulimi i trajtimit të leukemisë akute mieloide për bebet dhe fëmijët e vegjël
Artikulli i rradhës SHBA shpenzon 290 milion dollarë për barna kundër rrezatimit bërthamor, pas kërcënimit të Putinit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.