Gjumi njihet si një nga proceset e rëndësishme që sjell efekte pozitive në jetën e njerëzve. Sigurisht, që këto efekte janë pozitive edhe tek fëmijët.
Mirëpo, në rast se tek fëmija juaj keni vërejtur shqetësim, zgjohet natën nga gjumi ai realisht është duke përjetuar regression të gjumit shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa fëmija juaj ndryshon dhe rritet, modelet e tyre të gjumit ndryshojnë, kështu që nuk duhet të jetë çudi që fëmija juaj të përjetojë një regres gjumi herë pas here.
Regresioni i gjumit ndodh kur një fëmijë i vogël që zakonisht fle mirë, papritmas refuzon të marrë një sy gjumë, fillon të zgjohet gjatë natës dhe refuzon të flejë përsëri.
“Më pëlqen t’i inkurajoj kujdestarët që të mendojnë për këtë [kohë] si një ‘përparim të gjumit’ kundrejt një ‘regresioni të gjumit’,” shpjegon Tyanna Snider, psikologe.
“Fëmija juaj po zhvillohet, po rritet dhe po ndryshon në shumë mënyra, dhe kjo përfshin gjumin.”
Faktorët që ndërlidhen me regresionin e gjumit janë dalja e dhëmbëve, lëvizja, udhëtimet, stresi apo gripi.
“Zakonisht, arsyet më të zakonshme për regresionet e gjumit kanë të bëjnë me përparimin e zhvillimit,” thotë Renee Turchi.
Në rast se vëreni që fëmija juaj ka ndonjë problem tjetër shëndetësor e i cili afekton në gjumin e tij, kontaktoni mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/