Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shefja e Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë me apel për qytetarët: Shërbimi është i dedikuar për pacientët e palëvizshëm, jo për çdo rast viroze

Lajme 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë po përballet me një numër në rritje kërkesash që nuk përmbushin kriteret për trajtim në shtëpi.

Shefja e këtij shërbimi, Dr. Sahadete Kelmendi, thotë se ekipet shpesh dërgohen te persona që mund të trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa pacientët që kanë realisht nevojë presin shërbimin.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Kelmendi tha se Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak është krijuar për pacientët që nuk kanë mundësi të lëvizin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe se ai ofrohet pa pagesë.

“Është shërbim shumë i rëndësishëm për pacientët dhe bëhet pa asnjë kosto. Kategoria e pacientëve që ne u ofrojmë shërbime janë personat mbi 65 vjeç, por edhe pacientët nën këtë moshë që kanë sëmundje të rënda, paraliza, pasoja të aksidenteve apo sëmundje malinje. Parimi bazë i funksionimit tonë është paaftësia e pacientit për lëvizje”, tha ajo.

Megjithatë, sipas saj, një pjesë e qytetarëve po e përdorin këtë shërbim edhe për probleme të lehta shëndetësore.

“Shpeshherë keqpërdoret. Ne e pranojmë kërkesën përmes numrave kontaktues që janë në ueb-faqen e komunës, të QKMF-së dhe në rrjetet sociale. Pacienti thotë se është i sëmurë dhe ka probleme, por kur shkojmë në terren, është në moshë më të re ose ka një gjendje virale shumë të lehtë”, u shpreh Kelmendi.

Ajo theksoi se qytetarët duhet ta kuptojnë se ky nuk është shërbim emergjent.

“Sfida është se të gjithë e duan shërbimin menjëherë. Ne nuk jemi urgjencë dhe nuk ofrojmë shërbime emergjente brenda pak minutash. Nëse ka ndonjë problem akut, ekziston Shërbimi i Urgjencës. Shenjat e rrezikut pacientët duhet t’i njohin”, tha ajo.

Sipas statistikave, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 ekipet e Mjekimit Shtëpiak kanë realizuar 8.679 vizita dhe kanë kryer 42.618 shërbime për pacientët në shtëpitë e tyre.

Shërbimet përfshijnë matjen e tensionit arterial, oksigjenit dhe glikemisë, dhënien e terapive, trajtimin e plagëve, këshillimin për terapi dhe monitorimin e vazhdueshëm të pacientëve me sëmundje kronike dhe malinje.

Kelmendi u bëri thirrje qytetarëve që këtë shërbim ta kërkojnë vetëm kur plotësojnë kriteret, në mënyrë që ekipet të mund t’u përgjigjen sa më shpejt pacientëve që janë realisht të palëvizshëm dhe kanë nevojë për kujdes në shtëpi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 500 persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi anijet me refugjatë u mbytën pranë Mianmarit
Artikulli i rradhës OSK harton opinion profesional për trajtimet estetike me Botox dhe mbushës dermalë: kërkohet rregullim i qartë ligjor

Ju sugjerojmë

OSK harton opinion profesional për trajtimet estetike me Botox dhe mbushës dermalë: kërkohet rregullim i qartë ligjor

16/07/2026 Lajme

Mbi 500 persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi anijet me refugjatë u mbytën pranë Mianmarit

16/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

16/07/2026 Lajme

Helmimet në Han të Elezit, policia interviston pronarin e lokalit ku u konsumua ushqimi

16/07/2026 Lajme

Ku po rritet më shumë popullsia, në vendet e BE-së?

16/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.