Aktiviteti fizik i rregullt te fëmijët përmirëson shëndetin kardiovaskular, metabolik dhe kognitiv. Aktiviteti i moderuar dhe i përditshëm ndihmon në kontrollin e peshës dhe ul stresin.
Studimet tregojnë se fëmijët që ushtrojnë të paktën një orë në ditë kanë më pak rrezik për obezitet dhe probleme metabolike, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit dhe shkollat mund të promovojnë aktivitete fizike dhe lojëra që inkurajojnë lëvizjen e vazhdueshme.
Investimi në aktivitete të shëndetshme në fëmijëri ka përfitime afatgjata në shëndetin e të rriturve. /Gazeta Shneta/


