Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndeti mendor i të rinjve në Europë: Vajzat më të prekura nga rezultatet e dobëta

Lajme 27/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 37 vendet evropiane të përfshira në një studim të ri, djemtë raportojnë më shpesh se vajzat se kanë shëndet të mirë mendor.

Sipas një analize të re, rreth dy nga pesë adoleshentë në Evropë po përballen me sfida në mirëqenien e tyre mendore, me vajzat që qëndrojnë më keq se djemtë në secilin nga 37 vendet e përfshira, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i cili prej 30 vitesh ndjek zakonet e adoleshentëve për përdorimin e alkoolit, pirjen e duhanit dhe përdorimin e drogës, përfshiu afro 114,000 nxënës të moshës 15 dhe 16 vjeç nga 37 vende të Evropës.

Për herë të parë në vitin 2024, raporti vlerësoi edhe shëndetin e tyre mendor.

“Shëndeti mendor është thellësisht i lidhur me mjediset më të gjera shoqërore në të cilat rriten të rinjtë,” tha Kadri Soova, drejtoreshë e organizatës “Mental Health Europe”, për Euronews Health. Ajo nuk ishte e përfshirë në këtë studim.

Adoleshentët në Ishujt Faroe (territor i Danimarkës) raportuan nivelin më të lartë të mirëqenies mendore (77 për qind), të ndjekur nga Islanda (75 për qind) dhe Danimarka (72 për qind).

Ndërkohë, adoleshentët në Ukrainë raportuan shëndetin mendor më të keq, me vetëm 43 për qind që konsideroheshin se po e përballojnë mirë. Raporti theksoi se adoleshentët ukrainas kanë qasje të kufizuar në kujdesin për shëndetin mendor, duke i lënë të përballen të vetëm me traumën e lidhur me luftën.

Pas Ukrainës, përqindjet më të ulëta të mirëqenies mendore u regjistruan në Çeki (46 për qind), Hungari (47 për qind), Qipro dhe Poloni (49 për qind secila).

Dallimet gjinore në të gjithë Evropën

Vajzat qëndrojnë më keq se djemtë në secilin prej 37 vendeve të studiuara. Në të gjithë Evropën, 49 për qind e vajzave dhe 69 për qind e djemve raportojnë se kanë shëndet të mirë mendor.

Në disa vende, këto dallime janë edhe më të theksuara. Për shembull, në Itali dhe Poloni, rreth dy të tretat e djemve raportojnë mirëqenie të mirë mendore, krahasuar me vetëm një të tretën e vajzave.

Në Suedi, ndonëse shkalla e përgjithshme e mirëqenies mendore është relativisht e lartë (62 për qind), ajo fsheh diferencat gjinore: rreth katër nga pesë djem kanë mirëqenie të mirë mendore, krahasuar me më pak se gjysmën e vajzave.

“Rezultatet më të dobëta për vajzat tregojnë për nevojën urgjente për përgjigje të përshtatura dhe të ndjeshme ndaj kontekstit,” tha Soova.

Evropa nuk është rajoni i vetëm që përballet me rritjen e problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë. Sipas një analize të fundit nga revista mjekësore “Lancet”, gjatë dekadës së fundit, numri i të rinjve me çrregullime mendore është rritur në çdo pjesë të botës. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakMungesa e inspektorëve rrezikon sigurinë ushqimore, AUV në gjendje emergjente
Artikulli i rradhës Plagosja e 19-vjeçarit në Istog, deklarohen nga QKUK

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.