Diabeti gestacional është një lloj diabeti i shkaktuar nga shtatzënia. Nëse jeni në rrezik – dhe veçanërisht nëse jeni diagnostikuar – është e rëndësishme të kuptoni se si kjo gjendje mund të ndikojë tek ju dhe foshnja juaj.
Shkruan: Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini, endokrinologe KEG Clinic – Ferizaj
Diabeti gestacional prek gati 10 për qind të grave shtatzëna, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit.
Kjo gjendje e lënë si e patrajtuar dhe pamenaxhuar, mund të përbëjë rreziqe serioze shëndetësore për fëmijën tuaj, duke përfshirë:
– Pesha e tepërt e lindjes;
– Lindja e parakohshme dhe sindroma e shqetësimit të frymëmarrjes;
– Sheqeri i ulët i gjakut në lindje;
– Rritja e rrezikut të më vonshëm të diabetit të tipit 2 në jetë.
Për fat të mirë, diabeti gestacional është i lehtë për t’u diagnostikuar dhe menaxhuar. Testi i sheqerit në gjak i realizuar në gjendje esëll mund të sigurojë që nëna dhe foshnja të jenë të shëndetshme dhe të lumtura.
Shenjat dhe simptomat e diabetit gestacional
Shumica e grave shtatzëna nuk përjetojnë shenja ose simptoma të diabetit gestacional. Në fakt, mënyra e vetme për ta ditur është me një test të sheqerit në gjak, i dhënë zakonisht rreth javës 24 deri në 28 të shtatzënisë.
Disa gra mund të vërejnë shenja dhe simptoma delikate të diabetit gestacional, duke përfshirë:
– Etje e shtuar
Të pish më shumë se normalisht dhe të ndihesh sikur ke gjithmonë etje mund të jetë një shenjë e diabetit gestacional.
– Lodhja
Gratë shtatzëna janë të lodhura, në fund të fundit dhe është shumë një punë e madhe për të rritur dhe mbajtur një fëmijë! Megjithatë, diabeti gestacional mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur se normalisht.
– Gojë e thatë
Një gojë e tharë – pavarësisht se pini shumë – mund të jetë një tjetër shenjë e diabetit gestacional.
Faktorët e rrezikut të diabetit gestacional
Më e rëndësishme sesa kërkimi i shenjave dhe simptomave të diabetit gestacional është të dini nëse jeni në rrezik. Disa gra mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë gjendje, duke përfshirë:
– Gratë mbi 25 vjeç;
– Historia familjare e diabetit të tipit 2;
– Historia personale e prediabetit;
– Diabeti gestacional në shtatzënitë e mëparshme;
– Mbipesha ose gjendja obeze;
Parandalimi i diabetit gestacional
Ju nuk mund ta parandaloni plotësisht diabetin gestacional, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ulur rrezikun tuaj, duke përfshirë:
– Hani shëndetshëm;
– Qëndroni aktiv;
– Humbni peshën e tepërt para shtatzënisë;
Diagnostifikimi dhe trajtimi i diabetit gestacional
Mjeku juaj do t’ju kërkojë të planifikoni një test sfidues të glukozës rreth javës 24 ose 28 të shtatzënisë.
Gjatë takimit tuaj, juve mund të ju ofrohet një solucion glukoze për të pirë dhe do t’ju kërkohet të prisni një orë në zyrë. Pas një ore, do të bëni një test të sheqerit në gjak. Mjeku juaj do t’ju njoftojë nëse rezultatet janë jonormale dhe nëse nevojitet një test tjetër.
Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të diskutojë një plan trajtimi që është i duhuri për ju nëse keni diabet gestacional. Kjo mund të përfshijë:
Takime më të shpeshta me mjekun për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak;
– Ushqimi i shëndetshëm;
– Kufizimi i sheqerit të rafinuar dhe karbohidrateve;
– Monitorimi i sheqerit në gjak në shtëpi.
Gratë në grupin e rrezikut për diabet gestacional duhet të kryejnë testin oral të tolerancës së glukozës në muajt e parë të shtatzënisë. Edhe nëse diabeti nuk është diagnostikuar në këtë fazë, testi duhet të përsëritet në javët 20-24.
Meqë asnjë simptomë nuk tregon, të gjitha gratë shtatzëna duhet të ekzaminohen për diabet gestacional. Gjatë testit oral të tolerancës së glukozës, jepet një solucion që përmban 50g glukozë në çdo kohë të ditës. Një orë më vonë, vlerësohen nivelet e glukozës në gjak.
Nëse niveli i glukozës në qarkullimin e gjakut është mbi 140mg/dl, kryhet një test tjetër me 100g glukozë pasi situata vlerësohet e rrezikshme. Nëse rezultatet tregojnë një nivel glukoze më të ulët se 140g/dl, nuk ekziston rreziku i diabetit.