Një studim i ri, i botuar në revistën ‘Brain, Behaviour and Immunity’, ka zbuluar një lidhje midis gjinisë së foshnjës dhe imunitetit.
Studimi ndoqi 80 gra shtatzëna gjatë periudhës së shtatzënisë. Hulumtuesit më pas shqyrtuan nëse gratë shfaqen në nivele të ndryshme të shënuesve imunë të quajtur citokina, bazuar në gjininë e fetusit.
Hetuesja kryesore e studimit, Amanda Mitchell është një studiuese postdoktorale në Institutin për Kërkimin e Mjekësisë së Biheviorale në Qendrën Mjekësore të Wexner-it të Ohio-s. Ajo thotë se ndërsa hulumtimi nuk i ekspozonte dallimet që kërkonin, ai arriti që të zbuloi diçka edhe më interesante, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndërsa gratë nuk shfaqnin dallime në nivelet e citokineve të gjakut, bazuar në gjininë e fetusit, ne gjetëm se qelizat imune të grave që mbanin fetuset femra prodhonin më shumë citokina pro-inflamatore kur u ekspozoheshin baktereve,” tha Mitchell.
“Kjo nënkupton se gratë që mbanin fetuse femra shfaqën një përgjigje inflamatore në rritje kur sistemi i tyre imunitar u sfidua.”