Fëmijët tuaj mund të merren me të gjitha aktivitetet të cilat merren çdo fëmijë, por edhe mund të përjetojnë stres.
Ngjarje të tilla si ardhja në jetë e një vëllau apo motre, vdekja e gjyshit ose thjeshtë për të qenë larg nënës janë çrregullime të mëdha që mund t’i frikësojnë fëmijëtm transmeton Gazeta Shneta.
Për më tepër, fëmijët e vegjël nuk mund të shpjegojnë gjithmonë se çfarë i shqetëson ata, gjë që vetëm i shton problemet e tyre.
Shenjat e stresit
Nëse vogëlushi juaj vazhdon të bërtasë dhe të qajë çdo herë që ju largoheni dhe iu kërkon të qëndroni, provoni strategjitë e mëposhtme për ta ndihmuar atë të ndjehet më i sigurt:
Lehtësoni tranzicionin duke e marrë për disa minuta për të luajtur me të.
Mësojeni me idenë se po dilni duke i treguar disa herë që do të dilni.
Jepni ndonjë lodër ose diçka të veçantë gjatë kohës që jeni larg.
Shenjat e stresit: gjumë i ndërprerë
Fëmijët e vegjël kanë probleme me gjumin për shumë arsye disa vijnë dhe shkojnë shumë shpejt. Por. Ndryshimet e papritura në modelin e gjumit të fëmijës tuaj mund të jetë një flamur i kuq që ai po ndjehet i stresuar.
Shenjat e stresit: regresioni
Një ngjarje e madhe jetësore mund të shkaktojë regresion i cili mund ta shtyjë fëmijën tuaj të kthehet në sjellje të ndryshme. Për ta ndihmuar atë të përshtatet me ndryshimin, sigurohuni që ajo të ndjehet e rëndësishme dhe e nevojshme.
Shenjat e stresit: zhvillimi i zakoneve të reja
Fëmijët që ndjehen të stresuar ndonjëherë përpiqen të qetësohen me sjellje të përsëritura si kafshimi i thonjeve ose kruarja e lëkurës. Nëse vëreni që fëmija juaj po përfshihet në këto veprime mos e qortoni. Përpiquni të merreni me atë që i shkakton ankth./GazetaShneta/