Duke përdorur të dhëna nga aplikacioni COVID Symptom Study, studiuesit kanë krijuar një listë të simptomave më të zakonshme të raportuara nga pacientët në shtatë ditët e para – pas fillimit të infeksionit Sars-CoV-2.
Nga një kollë e thatë deri tek humbja e nuhatjes, dihet që një numër simptomash të pakëndshme shoqërohen me Covid-19, shkruan The Mirror përcjell Gazeta Shneta.
Tani studiuesit nga King’s College London kanë paralajmëruar për disa simptoma ‘befasuese’ që mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme për virusin.
Dy nga shenjat paralajmëruese më të hershme të zbuluara në studim janë dhimbja e kokës dhe lodhja.
Studiuesit thanë se: “Të dhënat tona tregojnë se simptomat e hershme më të përjetuara në të vërtetë janë dhimbja e kokës (82%) dhe lodhja (72%) dhe janë raste për të gjitha grupmoshat. /Gazeta Shneta/