Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit

Jetë 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për vite me radhë, një gotë verë me darkë apo një koktej fundjave është parë jo vetëm si i pranueshëm, por edhe i dobishëm për shëndetin.

 Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo ide është tashmë e vjetëruar.

Ekspertë nga Stanford Medicine theksojnë se nuk ka prova të forta që alkooli, edhe në sasi të vogla, sjell përfitime shëndetësore.

 Përkundrazi, hulumtimet e fundit tregojnë se rrit rrezikun e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe dëmtimeve të mëlçisë e trurit.

Një studim i vitit 2024 me mbi 135 mijë persona mbi 60 vjeç tregoi se edhe pirja e moderuar lidhet me rritje të vdekshmërisë, sidomos nga kanceri, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët theksojnë se alkooli metabolizohet në acetaldehid, një substancë që dëmton ADN-në dhe rrit rrezikun për kancer të gojës, fytit, ezofagut, zorrës së trashë dhe gjirit tek gratë.

Sipas tyre, nocioni i “pirjes së moderuar” është i rrezikshëm, pasi efektet ndryshojnë nga individi në individ në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes shëndetësore dhe faktorëve gjenetikë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë deklaron se asnjë sasi alkooli nuk është plotësisht e sigurt.

Ndërkohë, vende si Kanadaja kanë ulur rekomandimet në jo më shumë se dy pije në javë, ndërsa po shtohen thirrjet që pijet alkoolike të mbajnë paralajmërime për rrezikun e kancerit – njësoj si duhani.

Ekspertët këshillojnë qytetarët që ta shohin konsumin e alkoolit si një zgjedhje me rrezik, jo si zakon të padëmshëm. Siç thotë profesori Randall Stafford:

“Nuk kemi prova të forta për ndonjë përfitim, por kemi prova të forta për dëmet. Sasia e vetme plotësisht e sigurt është zero.”/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShënohen shpërthime rekord të sëmundjeve nga mushkonjat në Evropë
Artikulli i rradhës Gjashtë jetë të reja në një ditë në maternitetin e Spitalit të Pejës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.