Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sheqeri mund të lërë pasoja afatgjata në tru, edhe pas ndryshimit të dietës

Jetë 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kalimi nga një regjim ushqimor i pashëndetshëm në një dietë më të shëndetshme mund të përmirësojë funksionin e trurit, por mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhbërë plotësisht dëmet njohëse të shkaktuara nga konsumimi i tepërt i sheqerit. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën “Nutritional Neuroscience”.

Shëndeti i trurit priret të dobësohet gradualisht me kalimin e viteve, por ekspertët theksojnë se zgjedhjet e shëndetshme të jetesës, përfshirë ushqimin e ekuilibruar, aktivitetin fizik, gjumin cilësor dhe shmangien e duhanit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e këtij procesi, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Për të kuptuar më mirë ndikimin e dietës në tru, studiuesit analizuan 27 studime të mëparshme të kryera tek minjtë laboratorikë. Kafshët u ushqyen për të paktën dy javë me dieta të pasura me yndyrna dhe sheqer. Më pas, një pjesë e tyre u rikthyen në ushqim të shëndetshëm, ndërsa të tjerët vazhduan dietën e pashëndetshme.

Rezultatet treguan se kafshët që kaluan në një dietë të shëndetshme përmirësuan performancën në testet e kujtesës.

Megjithatë, ky rikuperim u vu re kryesisht tek ato që kishin konsumuar dieta të pasura vetëm me yndyrna.

Tek kafshët që kishin konsumuar shumë sheqer, ose kombinim të lartë yndyrnash dhe sheqeri, problemet e kujtesës vazhduan edhe pas ndryshimit të dietës.

Sipas studiuesve, kjo sugjeron se sheqeri mund të shkaktojë ndryshime më të qëndrueshme në tru, ndoshta përmes rritjes së inflamacionit nervor.

Edhe pse nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë tek njerëzit, gjetjet përforcojnë rëndësinë e kufizimit të konsumit të sheqerit për të mbrojtur shëndetin e trurit në afat të gjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOKB-ja paralajmëron, alarm global i të nxehtit “El Nino”
Artikulli i rradhës Si gjumi bën “pastrimin e natës” të trurit dhe ul rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.