Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbimet e hemodializës zhvendosen përkohësisht nga QKUK për shkak të renovimeve

Lajme 15/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët që marrin trajtim me hemodializë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do t’i kryejnë përkohësisht këto shërbime në qendra të tjera të hemodializës, për shkak të punimeve renovuese që kanë nisur në Qendrën e Hemodializës në kuadër të Klinikës së Nefrologjisë.

Klinika e Nefrologjisë ka bërë të ditur se zhvendosja e pacientëve është organizuar për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit pa ndërprerje dhe për të ruajtur standardet e kujdesit shëndetësor gjatë periudhës së renovimeve, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, pacientët janë sistemuar në qendrat e hemodializës më të afërta me vendbanimet e tyre, bazuar në planifikimin e stafit profesional dhe në koordinim me institucionet përkatëse shëndetësore.

Nga kjo klinikë, kanë theksuar se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë normalisht dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Pas përfundimit të punimeve dhe krijimit të kushteve të reja për ofrimin e shërbimeve, aktiviteti i hemodializës do të rikthehet në Qendrën e Hemodializës në QKUK.

Klinika e Nefrologjisë ka falenderuar  pacientët, familjarët dhe qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë kësaj periudhe./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKardiologët paralajmërojnë: Emocionet e forta gjatë Kupës së Botës mund të rrisin rrezikun për zemrën
Artikulli i rradhës Vdes një person në QKUK pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Aeroportin “Adem Jashari”

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

20/06/2026 Lajme

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

19/06/2026 Lajme

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme

Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

19/06/2026 Lajme

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.