Një person ka ndërruar jetë pasi kishte probleme shëndetësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas Policisë së Kosovës, ai fillimisht është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por më pas ka ndërruar jetë.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.


