Një moment tepër i rrallë është regjistruar nga kamerat në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Emisioni nga Rudina Magjistari në TV Klan kishte sjellë pamjet e lindjes së trinjakëve nga nëna Juelda në vitin 2014.
Nëna flet para operacionit duke treguar edhe gjininë e fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.
Më pas nëna dërgohet në sallën e operacionit ku mund të shihni momentin e prerjes cezariane dhe nxjerrjen e foshnjave nga barku i nënës.
Foshnjat nxirren në gjendje të mirë shëndetësore. Ato ndihmohen nga mamitë që të qajnë, në mënyrë që të marrin ngjyrën.
Më pas i afrohen nënës për t’ua dhënë përshëndetjen e parë.
Këtë moment mund ta shikoni nga minuta 23:00. /Gazeta Shneta/