Për të porsalindurin parësore janë plotësimi i nevojave jetësore.
Shumica e të porsalindurve kanë një shtresë dhjami dhe hidrokarboni e cila formohet në javën e fundit të shtatzënisë, shtresë kjo që u shërben atyre në ditët e para të jetës si burim i ushqimi dhe energjie, si dhe për mbrojtjen nga ftohja e menjëhershme. Por, kjo shtresë mund të rregullojë temperaturën e trupit të tyre vetëm në një hapësirë te ngushtë. Prandaj ata janë të varur nga kujdesi i prindërve/kujdestarëve për një mbrojtje përkatëse nga të ftohti apo të ngrohti i tepërt. Kështu që në jave e parë të jetës, fëmijët e porsalindur kanë nevojë për një furnizim ushqimi të rregullt dhe të mjaftueshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Nevojat e femijës të porsalindur nuk janë vetem përmbushja e nevojës për ushqim, pelena e thatë dhe teperatura, një nevojë tejet themelore për të porsalindurin eshtë edhe afërsia trupore. Ata janë tejet të ndjeshëm ndaj prekjes dhe të mbajturit në krahë, kanë nevojë të madhe të përkëdhelje prej nënës babait dhe personave të tjerë.
Nevojat e veta një i porsalindur i bënë të ditura me të qara të shumta. I porsalinduri mund të qajë kur ka uri, kur do t’i ndërrohen pelenat, kur ka ftohët ose kur ndihet i braktisur.
E qara është një formë shumë efikase, edhe pse pak e diferencuar, për ti komunikuar mjedisit rrethues nevojat e veta. Fëmija i porsalindur që në orët e para të jetës tregon interes ndaj njerëzve dhe mjedisit që atë e rrethon, dhe kështu me të qarë ai mund të na tregoj diqka por në një masë të kufizuar. Ata janë të aftë të krijonë marrdhënie, edhe pse mundësitë e tyre të perceptimit dhe shprehjes janë te kufizuara.
Në bazë të studimeve marrëdhënia nënë -fëmijë në orët e jetës, edhe pse tek te disa kafshë është refleksive, e lidhur me orët e para pas lindjes. Tek njerëzit nuk është refelksive, e lidhur me kohën. Edhe pse orët e para pas lindjes kanë një rendësi tejet të veçant për nënën dhe fëmijën, nuk kanë kuptim vendimtar për lidhjen e tyre.
Edhe pse tek disa kafshë lidhja nënë- fëmijë është refleksive e lidhur me orët e para pas lindjes, tek njerëzit, orët e para pas lindjes kanë, padyshim një kuptim të veçantë për prindërit dhe fëmijët.
E ky është një fat i madh për të gjitha nënat dhe fëmijët, të cilëve njohja e parë u ndalohet nga shkaqet të ndryshme, si prerja cezariane ose lindja e parakohëshme e fëmijës.
Marrdhëniet prindër -fëmijë zhvillohen ngadalë dhe në vazhdueshmëri. Njohja e parë pas lindjes, megjithatë është vetëm një ndër përvojat e shumta të rëndësishme.
Që në javët e para të jetës fëmija krijon përvojën se nevojat e tij themelore plotësohen rregullisht nga nëna. Nëse ky plotësim nevojash bëhet me qëndrueshmëri, atëherë për fëmijën janë vënë gurët e themelit të besimit.
Të porsalindurit dhe foshnjet shohin, dëgjojnë dhe kanë interes të lindur ndaj fytyrës si dhe zërit të njeriut. Ata gjithashtu kanë një shqisë nuhatjeje tejet të zhvilluar. Disa javë pas lindjes foshnjet e njohin nënën e tyre pa e ngatërruar, nëpërmjet erës së saj.
Që në moshën e të porsalindurve, fëmijët shprehin emocione të ndryshme në fytyrat e tyre (Izard). Interesi, sikleti, neveria dhe frika, janë forma të lindura të shprehjes. Këto katër emocione vërehen tek të gjithë të poralindurit në botë, pa dallim race dhe kulture.
Kur një i porsalindur merret në krahë në mënyrë të vrazhdë sytë e tij hapen, buzët i dridhen dhe fillon të qajë nga frika. Kur gjatë ushqyerjes, ai ka thithur ajër dhe e mundon stomaku ai bën fytyrë të vuajtur ( sikletosur). Kur foshnja ndihet mirë, lëshon tinguj, ndërsa gadishmërinë për të ndërvepruar me botën e jashtme e shpreh me lëvizjet e trupit, krahëve dhe këmbëve. Kur hubet interesimin nga lodhja ai shkëput vështrimin dhe gjymtyrët e tijë lëshohen pa fuqi.
Imitimi është një tjetër aftësi që foshnjet madje edhe të porsalindurit posedojnë, në rast se stimulimi është i përsëritur, i zgjatur dhe i fortë. Sepse për të porsalindurit mundësit e përceptimit janë ende shumë të kufizuara dhe kanë nevoj për shumë kohë në mënyrë që ta përpunojnë atë. Përpjekjet e tyre me anë të mimikave, gjuhës trupore, gugatjeve dhe vështrimit për t’i kumtuar mjedisit janë afatshkurta dhe shumë të lodhshme për foshnjet, prandaj edhe ata humbin shpejtë interesimin.
Përpjekjeve të foshnjës për të lidhur kontaktet e para me botën, nëna u përshtatet në mënyrë intuitive, duke i përshtatur sjelljet e saj me të fëmijës. Duke ekzagjeruar me shprehjet e fytyrës dhe mimikën, veprimet e saj përsëriten për shumë herë, duke zmadhuar kështu sytë e saj dhe duke bërë një shprehje habie të gëzuar, si dhe mënyra e të folurit të nënës thjeshtësohet në tinguj të pakët, të cilët përsëriten me zë të lartë.
Nëna përsërit tingujt që lëshon fëmija, imiton shprehje habie dhe shprehje të vuajtur të fytyrës, në këtë mënyrë ajo i interpreton fëmijës ndjenjat e tij duke shprehur kështu dashamirësi për të.
Sjellja dhe marrdhënia e nënës me fëmijën mund të ndryshojë në bazë të reagimit që bënë foshnja. Përderisa disa fëmijë janë shumë të interesuar për fytyrën e nënës të tjerë dëgjojnë me kujdes zërin e saj, dhe poashtu disa të tjerë duan të mbahen në krahë dhe të përkëdhelen. Nënat në mënyrë intuitive u përshtaten veqorive të kërkesave të foshnjeve të tyre.
Çdo foshnjë është individuale për vete dhe ka mënyrën e vetë se si dëshiron të mbahet në duar, të nderrohet apo si ushqehet.
Në tre muajt e parë të jetës foshnja ka detyra të mëdha për të përmbushur: ai duhet të përshtat funksionin e trupit të tij dhe të ambientohet, te marr frymë, të ushqehet dhe të tret ushqimin. Përshtatja e nderimit të ditës dhe të natës, gjumit dhe të qenit zgjuar. Një sfidë të madhe për të e shkakton edhe forca e gravitetit e cila e lodh mjaft shumë atë. Mirëpo deri në muajin e tretë të jetës shumica e fëmijëve arrijnë ta përshtatin vetën, deri ne atë masë sa që janë të gatshëm t’i hedhin vështrim botës për rreth, të lëvizin dhe të kapin sende me duar.
Edhe për prindërit kjo periudhë tremujore e përshtatjes është ndër periudhat më sfiduese, për këtë ata kanë nevojë për kohë dhe qetësi./Gazeta Shneta/
Referenca: Vitet e foshnjërisë ( zhvillimi i fëmijërisë së hershme nga këndvështrimi biologjik) Remo H. Largo
Shkruan: Pajtesa Hoxha Peqani, psikologe.