Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Lajme 19/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.B., i dyshuar për abuzim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, vepër kjo penale e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 dhe lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i dyshuari shiste substanca narkotike, përmes Snap Chat-it.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.B., nga muaji Korrik 2024, e në vazhdim deri me datë 20.08.2024 në Prizren, pa autorizim, blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, substanca, psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “marihuanë”, pasi e siguron substancën narkotike të njëjtën e ndan në sasi të vogla për shitje duke i ftuar blerësit përmes rrjetit social “Snap Chat”. I njëjti, me këtë rrjet social komunikon me përdorues të këtyre substancave narkotike, ku dakordohet për çmim dhe më pas kërkon nga të njëjtit që narkotikët të vijnë t’i marrin në lagjen “Ortakoll” në oborrin e njërës prej shkollave fillore në Prizren, ku edhe kryen shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës në sasi prej 5-10 dozash. I njëjti, me datë 20.08.2024 rreth orës 12:15 arrestohet nga policia në flagrancë, me ç’ rast policia tek ai gjen dhe sekuestron substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1.12 gram të sistemuara në tri (3) qese najloni”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

 

Artikulli paraprakFoshnja e porsalindur që u gjet pa shenja jete në deponinë e mbeturinave, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Artikulli i rradhës Biden pasi u diagnostifikua me kancer: Na prek të gjithëve, unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.