Baneri me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, i cili ka qenë i vendosur në hyrje të lokalit ‘Miqt Pub’, është shitur për qëllime humanitare.
Baneri ku Jahjaga shihet me një armë në dorë gjatë një vizite në FSK, dhe me mbishkrimin ‘Laj duart, Zana!’, është shitur për 1600 euro në një ankand, transmeton Gazeta Shneta.
Paratë do të shkojnë për shërimin e regjisorit Bekim Lumi.
Lumi është duke luftuar me sëmundjen e kancerit që dy vite. Ai është duke u trajtuar në një spital në Gjermani.
Bari kryesor për shërim i kushton rreth 8500 euro në muaj. Komuniteti artistik ka ndërmarr disa aktivitete për ta ndihmuar.
Lumin mund ta ndihmoni duke dërguar SMS përmes VALA 55103 me tekst BEKIM për vetëm 1 euro.
Poashtu në llogaritë bankare:
artësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë
Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:
Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany./Gazeta Shneta/