Numri i njerëzve që jetojnë me demencë në Angli dhe Uells në vitin 2040 mund të jetë 42% më i lartë se sa ishte parashikuar më parë.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shkalla e demencës është në rënie në vendet me të ardhura të larta.
Megjithatë, numri i njerëzve që jetojnë me demencë në Angli dhe Uells në vitin 2040 mund të dyfishohet dhe të arrijë në 1.7 milion, një rritje nga 1.2 milion bazuar në parashikimet e mëparshme, zbuloi një studim i publikuar në “The Lancet Public Health”.
Studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës (UCL) ekzaminuan nëntë valë të dhënash nga njerëz të moshës 50 vjeç e sipër që jetonin në familje private në Angli midis 2002 dhe 2019, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Ata zbuluan se ndërsa numri i njerëzve me demencë ra me 28.8% midis 2002 dhe 2008, ky numër u rrit përsëri me 25.2% midis 2008 dhe 2016.
Gjetjet sugjerojnë se demenca ka të ngjarë të bëhet një problem më urgjent i politikave sesa ishte njohur më parë, edhe nëse tendenca në rritje është e përkohshme.
Çfarë e shkakton demencën?
Demenca është një term i gjerë për humbjen e kujtesës dhe aftësive të tjera të të menduarit, gjendje kjo që ndërhyjnë në jetën e përditshme. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, që përbën 60% deri në 80% të rasteve.
Një studim i publikuar në “The Lancet Public Health”, vitin e kaluar vlerësoi se numri i të rriturve që jetojnë me një formë të demencës në mbarë botën do të trefishohet nga 57 milionë në 2019 në 153 milionë në 2050.
Në Shtetet e Bashkuara, normat e demencës pritet të rriten nga 5.8 milionë tani në 14 milionë deri në vitin 2060, ku më së shumti preken hispanikët dhe afrikano-amerikanët.
Mjedisi dhe sfondi gjenetik mund të jenë faktorë për demenë. Faktorë të tjerë rreziku që nuk mund të kontrollohen janë rritja e moshës dhe gjinisë – gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kenë demencë.
Kjo është ajo që të gjithë mund të bëjnë për të zvogëluar rrezikun:
– Mbani presionin e gjakut brenda kufijve normal.
– Hiqni dorë nga duhani.
– Mbani një peshë të shëndetshme.
– Angazhohuni në aktivitet fizik të rregullt.
– Ndiqni një dietë të shëndetshme të ulët në yndyrna të ngopura, sheqer dhe kripë.
– Ulni konsumimin e alkoolit në më pak se 12 pije në javë.
– Mbani nivele të larta të angazhimit njohës.
– Kërkoni trajtim për depresionin nëse keni këtë gjendje.
– Zvogëloni izolimin social duke mbajtur lidhje domethënëse.
Ndërsa normat e demencës po rriten globalisht, është thelbësore të adoptohen zgjedhje të shëndetshme jetese për të minimizuar rrezikun. /Gazeta Shneta/


